Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se në masë të madhe janë sanuar dëmet e shkaktuara mbrëmë nga shpërthimi në Ibër lepenc, shkruan “Gazeta Projekti”
Ai ka vlerësuar së një gjë të tillë institucionet e Kosovës e kanë arritur në kohë rekorde.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kurti ka shkruar se secila sfidë tejkalohet bashkë.
“Punë e jashtëzakonshme dhe përgatitje e lartë e institucioneve tona të cilat në kohë rekord sanuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc. Çfarëdo sfide e tejkalojmë bashkë, e edhe ky sulm veçse shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve tona”, ka shkruar Kurti.