970×90
970×90
970×90
970×90

Komuna e Zveqanit sulmohet me granatë, kryetari publikon pamje

Komuna e Zveqanit sulmohet me granatë, kryetari publikon pamje

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka publikuar pamje pas sulmit me granatë në objektin e kësaj komune.

Ai ka bërë të ditur se nga sulmi ka dëme materiale, por jo të lënduar.

Postimi:

Sulm me granata dore rreth orës 23:45 në objektin e Komunës së Zveçanit

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, disa individë të paidentifikuar kanë kryer një sulm ndaj objektit të Komunës së Zveçanit me granata dore. Ky akt i dhunshëm ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Si Kryetar i Komunës, unë e dënoj fuqishëm këtë akt të papranueshëm të dhunës dhe terrorit ku para dy dite ka ndodhur i njëjti sulm në stacionin policor të Komunës së Zveçanit.

Related posts