Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka ndarë një moment të veçantë në Ditën e Flamurit, duke postuar një fotografi me Daut Haradinajn, shkruan Gazeta Projekti.
Në mbishkrimin e postimit, Xhemaili e quajti Haradinajn “Gjenerali i UÇK-së” dhe rikujtoi rolin e tij të rëndësishëm në historinë kombëtare:
“I pari që na tregoi lajmin e madh nën emblemën e shenjtë. Urime 28 Nëntori,” shkroi Xhemaili.
Ky mesazh është një përkujtesë për sakrificat dhe kontributin e personaliteteve historike në luftën për liri dhe pavarësi, duke i dhënë kësaj dite një kuptim të veçantë për të gjithë shqiptarët.