Rraman Rama, kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, ka shënuar festën e 28 Nëntorit në Vushtrri me një akademi solemne të mbushur me aktivitete kulturore dhe artistike, shkruan Gazeta Projekti.
Në këtë ngjarje madhështore, u shfaqën performanca të jashtëzakonshme të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Hasan Prishtina”, të cilat i dhanë ngjyrë festive dhe emocion kësaj dite të shënuar.
Gjithashtu, ekspozita “Art dhe Trashëgimi” tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, duke ofruar një hapësirë për reflektim mbi kulturën dhe historinë kombëtare. Ky kombinim i elementeve artistike dhe tradicionale e bëri këtë përvjetor një moment të veçantë për qytetarët e Vushtrrisë dhe më gjerë.