970×90
970×90
970×90
970×90

Hykmete Bajrami: Albin Kurti po mashtron

Hykmete Bajrami: Albin Kurti po mashtron

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili sot ka folur për rritjen të punësimit në mandatin e tij qeverisës.

Ajo është cudtur me pretendimet e të parit të qeverisë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Bajrami e ka pyetur kryeministrin Kurti se cila teori po e çon të “lulëzimi i punësimit”.

“Kryeminister Kurti, e di që e ke ushqim për militanta, por nuk u durova pa reagu. Gjithashtu e di që pak merr vesh nga ekonomia, por edhe këtu kemi të bëjmë më numra, e numrat kurqysh s’po qojnë të ”lulëzimi i punësimit” siç paske deklaru sot. Kyreminister, pyeti ekonomistat që i ke në Kabinet se cila teori apo praktikë të qon të krijimi enorm i vendeve të punës kur rritjen ekonomike e ke vetëm 4.3% (2022); 3.3% (2023) dhe pret me pasë rritje max 3.9 (2024)? Qysh ka mundësi me lulëzu punësimi Kryeministër kur eksporti në vitin 2023 ka qënë vetëm 819 milionë euro ndërsa importi ka qënë 5.7 milardë euro, dmth. deficit tregtar 4 miliardë e 947 milionë euro?”, ka shkruar Bajrami.

Sipas saj, nuk ka asnjë mundësi të ndodh rritje e punësimin të cilin e ka pretenduar Kurti.

Ajo e ka ftuar kryeministrin Kurti që të mos iu referohet të dhënave të ATK-së, duke shtuar se ato nuk e tregojnë realitetin.

“Qysh po u krijojkan vende punë Kryeminister kur investimet kapitale gjatë mandatit tënd janë vetëm 11% buxhetit dhe investimet private i ke në rënie? Të dhanat e ATK-së mundesh me i përdorë për propagandë, por ato nuk paraqesin punësim real sepse në ATK-ja të punësuar ta qet edhe atë që punon dy ditë në muaj dhe ta llogaritë si të punësuar dy, tri herë secilin që i ka dy, respektivisht tri puna. Të dhënat e sakta të punësimit janë ato në Trust-it, të punësuar janë ata që për 12 muaj paguajnë kontribute dhe sipas Trust-it, raporti vjetor për vitin 2023 në Kosovë janë kriju: 2020 – 10 179 vende pune (pandemi), 2021 – 16 877 vende pune, 2022 -15 833 vende pune, 2023 – 12 551 vende pune.

Dhe ky nuk është kurrëfarë lulëzimi sepse ska pasë punësim as për ata që për herë të parë hyjnë në treg të punës. Dhe në fund Kryeminter, është e vërtetë se papunësia është ulë, por jo pse ka lulëzu ekonomia, por sepse fuqia punëtore ka ikë nga Kosova dhe kjo do të këtë pasoja për ekonominë edhe në vitet në vazhdim”, ka shkruar Bajrami.

Related posts