Dhurata Dora dhe Yll Limani janë bërë bashkë për një album, të cilin e kanë sjellë pikërisht për këtë periudhë vere.
“Vera me ty” titullohet ‘EP’ që përmban gjithsej pesë këngë, të kompletuara me videoklipe.
“Malli”, “Diskoteka”, “Ku je nis”, “Lokacion” dhe Nal Nal” – janë titujt e këtyre këngëve, të cilat po ashtu ndodhen në YouTube.
Secili nga ky projekt u realizua me klip nëpër vende të ndryshme, kryesisht verore dhe shumëngjyrëshe.
Ata vijnë me interpretim të mahnitshëm, një kombinim i përkryer për këtë kohë.
Tekstet dhe muzika është realizuar nga vetë këngëtarët në bashkëpunim me Denik dhe Tonik.
Producimi në ndërkohë u bë nga Jugglerz dhe Panda Music.
Këto këngë nuk ka dyshim se do të pëlqehen dhe se do të na shoqërojnë gjatë gjithë verës, si në mbrëmje, klube e evente.
/Telegrafi