970×90
970×90
970×90
970×90

Pse marrin flakë makinat në ecje? Eksperti tregon arsyet

Pse marrin flakë makinat në ecje? Eksperti tregon arsyet

Gjatë këtyre ditëve të nxehta një nga problemet që i shqetëson të gjithë është edhe rreziku i makinave nga temperaturat e larta. Duhet të kemi kujdes kur hyjmë në makinë pasi temperaturat shpesh janë mbi 50 gradë.

Ekspertët thonë se ka disa objekte që nuk duhet t’i mbajmë në makinë, si p.sh deodoranti, parfumi, karikues telefoni, pije me gaz, patatina etj

Islam Qibini, ekspert i sigurisë rrugore tregoi në emisionin GoogMorning Albaniains në Euronews Albania se çfarë duhet të bëjmë për të shmangur situata të tilla të pakëndshme gjatë verës.

“Deri në 90 gradë është temperatura normale që duhet të ketë çdo automjet, kur kalon mbi 90 jep shenjë në kroskot që diçka nuk po shkon, nëse kemi një drejtues të vëmendshëm duhet patjetër të fikë makinën. Ka raste që hapin serbatorin dhe kjo është shumë e rrezikshme sepse shpërthen uji i nxehtë, duhet ta lëmë deri në 30 minuta derisa të ftohet. 90 gradë është temperatura normale e punimit të motorit. Janë disa akse si Llogaraja, Qafa e Muzinës ku ka malore të vështira disa kilometra, nëse nuk funksionon mirë pompa e ujit, duhet patjetër të përqendrohet vëmendja në kroskot që të shihet temperatura. Makinat benzinë gaz përbëjnë rrezik se shpesh mund të kemi rrjedhje gazi. Edhe në sistemin elektrik duhet pasur parasysh që të gjitha fijet elektrike, duhet të ruhen se mund të ndodhë që të zhvishen nga brejtësit, minjtë dhe krijojë kontakt”, tha eksperti.

Related posts