970×90
970×90
970×90
970×90

Banorët e Shipitullës protestojnë para zyrave të KEK-ut në Prishtinë “duam ta shpronësojmë të gjithë fshatin”

Banorët e Shipitullës protestojnë para zyrave të KEK-ut në Prishtinë “duam ta shpronësojmë të gjithë fshatin”

Dhjetëra banorë të fshatit Shipitullë të Obiliqit kanë protestuar para zyrave të KEK-ut në Prishtinë.

Banorët kanë kërkuar takim me bordin e KEK-ut lidhur me shpronësimet e tokave, por që nuk kanë arritur të takoheshin.

Banori i fshatit Shipitullë, Mus Mjeku ka thënë se që nga data 24 maj e kanë bërë këtë kërkesë, por nuk ka pasur ndonjë përgjigje nga bordi.

“Ne nuk jemi ardhë me dhunë, nuk jemi ardhë me bë kurrgjë. Nuk jemi ardhë me e sulmu askënd, vetëm për të treguar që e kemi një kërkesë të kamotshme. I kishim lut dikush nga KEK-u të del me na dhënë një përgjigje, pse që një muaj e gjysmë nuk na ka dhënë përgjigje.

Me të 24-tin kemi bërë kërkesë. Nuk kemi përgjigje as pozitive as negative, po te dimë nga të shkojmë. Për në fshatin Shipitullë e dinë edhe bota se kanë marr informata. Ju kisha lut le të pranon dikush të flet ndonjë zyrtarë i KEK-ut”, ka thënë Mjeku.

Ndërsa, Ferki Mjeku ka shtuar se që nga viti 2004, banorët e këtij fshati nuk kanë të drejtë as të ndërtojnë shtëpi.

“Na kemi ardhë sot me i kërku të drejtat tona. Na është bërë një e padrejtë e madhe na kanë blloku rrugën, na kanë blloku krejt edhe prej 2004-ës nuk na kanë lënë me e ndërtua asnjë shtëpi. Tash neve na kanë anashkalua, rrugën na kanë mbyllë, nuk po kemi si me ja mbajt, kështu që kërkesa jonë është vetëm me na shpronësua. Tokat na kanë marrë vetëm shtëpitë na kanë lënë, ka shumë zhurmë, sidomos natën nuk rrihet prej zhurmës… Protestat nuk do t’i ndalemi kurrë, derisa të na realizohen kërkesat tona”, ka shtuar Mjeku.

Po ashtu, Shemsi Mjeku ka theksuar se nuk do të dorëzohen derisa të marrin një përgjigje nga bordi.

Mjeku, ka potencuar se janë me fakte që disa toka janë shpronësuar në këtë fshat, por se kërkesa është që të shpronësohen në të gjithë fshatin.

Sipas tij, zhurma është e padurueshme si dhe nuk ka rrugë, ambulantë e as shkollë.

“Do ta vazhdojmë protestën për çdo herë deri të plotësohen kërkesat…duhet me pas rezultat sepse na kanë bërë të padrejtë. Me fakte, i kanë shpronësua disa të tjera neve nuk na kanë shpronësu për ata po duam ta shpronësojmë të gjithë fshatin.

Është e pamundshme, aty është zhurmë, na kanë marrë rrugën, ambulantë nuk ka, as shkollë, duhet me i dërgu në Obiliq, ose me ardhë për Fushë Kosovë me shku në Obiliq. Nuk ka jetë aty, ka shtëpi që nuk i ka as 10 metra ku janë të vendosura. A është e parapamë me ligj të KEK-ut 150 nuk është, a 250 sot me letër, a nuk u ka 200 metra deri në fund të katundit. Me 24 muajit që shkoi ia kemi bërë kërkesën, nuk ka lëviz asgjë duhet me na tregu pse si tek tash po presim ndoshta del dikush”, ka potencuar ai.

Pas mosrealizimit të kërkesës për një takim me bordin e KEK-ut, protestuesit kanë vazhduar tek Ministria e Ekonomisë, pasi edhe në këtë institucion e kanë dërguar kërkesën e njëjtë për takim.

Protestuesit janë duke qëndruar para dyerve të ministrisë duke pritur një takim me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. /kp

Related posts