Dr. Besnik Abazi, një ekspert i njohur në fushën e mjekësisë do të mbajë një seminar falas në Shkodër. Seminari do të zhvillohet më 05.07.2024 në Fakultetin Ekonomik te truma e Dugajve të reja , duke filluar nga ora 15:00, shkruan Gazeta Projekti.
Ky seminar do të ofrojë një mundësi të shkëlqyer për të gjithë ata që janë të interesuar në temat e Stresit Kronik dhe depresionin.
Dr. Abazi do të diskutojë çështje të rëndësishme dhe aktuale në fushën e tij, duke ndarë njohuritë dhe përvojën e tij me pjesëmarrësit.
Pjesëmarrësit e seminarit do të kenë mundësinë të përfitojnë nga ligjëratat e Dr. Abazit, të marrin pjesë në diskutime interaktive, dhe të zgjerojnë rrjetin e tyre profesional. Ky është një rast unik për të gjithë ata që kërkojnë të thellojnë njohuritë e tyre dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre. I gjithë seminari organizohet falas për pjesmarrësit.
Mos humbisni këtë mundësi të veçantë për të mësuar nga një nga ekspertët më të mirë në fushën e tij. Bashkohuni me ne në Shkodër për një përvojë edukative dhe frymëzuese me Dr. Besnik Abazi.