Këshilltari për politikë të jashtme i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama Gent Cakaj, do të jetë zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Edi Ramës në Shqipëri.
Këtë lajm të mrekullueshem për emërimin e Gent Cakajt zëvendësministër e ka bërë të ditur Fletorja Zyrtare e qeverisë shqiptare. Ministri që drejton këtë dikaster është Ditmir Bushati ku tani e tujte menjëher pas tij do të jetë Genti.
Cakaj zëvendëson në këtë detyrë Kleopatra Maliqin, e shkarkuar nga Këshilli i Ministrave me 7 qershor. Në vendim nuk specifikoheshin arsyet për largimin e Maliqit nga posti i numrit dy të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Gazeta Projekti
Gjatë punës në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Maliqi ishte e ngarkuar me çështjet e procesit të integrimit europian.
Cakaj do të jetë kështu një nga pesë zëvendësministrat e qeverisë shqiptare që janë nga Kosova. Katër zëvendësministrat tjerë janë Valbona Shujaku, Hajrulla Çeku, Besa Shahini dhe Ilirjana Bajraktari.
VENDIM
Nr. 342, datë 7.6.2018
PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe
të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë
30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e
Këshillit të Ministrave”, me propozimin e
Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z.Gent Cakaj emërohet zëvendësministër për
Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Edi Rama