Nën kushte stabile anticiklonike, për ditën e martë në vend parashihet mot i kthjellët dhe me diell.
Orëve të mëngjesit shfaqen kushte edhe për mjegull apo mjegullinë viseve të ulëta, që aty këtu mund të mbetet edhe gjatë ditës.
Temperaturat minimale zbresin në 0C e 3C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 12C e 14C.
Stabil parashihet moti edhe ditëve vijuese, kryesisht me diell e kthjellime, ndërsa orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me kushte për mjegull apo mjegullinë.
Nga dita e premtë kalojnë vransira, por se nuk paraqiten kushte për të reshura. Maksimalet lartë mbi vlera mesatare, deri në 9C e 12C, njofton Prishtina Weathe