Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nuk kanë të bëjnë asgjë me vdekjen e liderit të grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Pas raportimeve se kreu i Wagner-it ndërroi jetë së bashku me nëntë tjerë si pasojë e rrëzimit të aeroplanit, deri më tani nuk është konfirmuar ndërsa për këtë askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, transmeton Telegrafi.
Pothuajse të gjithë si nga jashtë Rusisë ashtu dhe brenda këtij vendi, akuzojnë Vladimir Putinin për përfshirjen e tij, por as Kremlini deri më tani nuk ka pranuar të jap ndonjë koment.
Ndryshe deri më tani po qarkullojnë teori të ndryshme, se si ka ardhur deri të rrëzimi i aeroplanit në afërsi të Moskës në Rusi.
E ekspertë të sigurisë besojnë se kjo mund të ketë ndodhur për shkak se Prigozhin tentoi akoma të shtrijë ndikimin e grupit të tij mercenar në Afrikë.
E shumë tjerë e shohin si hakmarrje ndaj rebelimit, që detyroi ushtrinë ruse t’i sulmojë dhe detyrojë të ndalin mësymjen drejt Moskës.