970×90
970×90
970×90
970×90

Historike, sonda indiane ulet në polin jugor të Hënës

Historike, sonda indiane ulet në polin jugor të Hënës

Chandrayaan-3 ka prekur sipërfaqen hënore, duke e bërë Indinë vendin e parë që ul me sukses një anije kozmike pranë polit jugor të Hënës.

Të gjitha misionet e mëparshme në Hënë kanë rënë pranë ekuatorit – por eksplorimi i polit jugor është çelësi për kërkimin e ujit.

Misioni nisi gati gjashtë javë më parë përpara mijëra spektatorëve brohoritës, duke marrë shumë më shumë kohë për të arritur në Hënë sesa ato të misioneve Apollo në vitet 1960 dhe 1970, të cilat mbërritën brenda pak ditësh.

India po përdor raketa shumë më pak të fuqishme sesa SHBA-të.

Në vend të kësaj, sonda u rrotullua disa herë rreth Tokës për të fituar shpejtësi përpara se të niste trajektoren e saj hënore njëmujore.

Shkencëtarët tani shpresojnë të vendosin një rover për të dërguar imazhe dhe të dhëna përsëri në Tokë.

Një nga qëllimet kryesore të misionit është “gjuetia” për akull me bazë uji, për të cilin shkencëtarët thonë se mund të mbështesë banimin njerëzor në Hënë në të ardhmen.

India është vetëm vendi i katërt që ka arritur një ulje në Hënë.

Përpjekja e Indisë vjen vetëm disa ditë pasi avioni rus Luna-25 u rrëzua ndërsa përpiqej të ulej në të njëjtin rajon.

Sipërfaqja që mbetet në hije të përhershme atje është e madhe dhe shkencëtarët thonë se kjo do të thotë se ekziston mundësia e ujit në këto zona.

SHBA, ish-Bashkimi Sovjetik dhe Kina kanë arritur të gjitha një ulje të butë pranë ekuatorit të Hënës – por asnjëra nuk ka udhëhequr misione të suksesshme në polin e saj jugor.

Përpjekja e Indisë për të ulur misionin e saj Chandrayaan-2 pranë polit jugor në vitin 2019 ishte e pasuksesshme – ai u përplas në sipërfaqen hënore.

Related posts