Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka pritur në Bruksel të dërguarin e Shteteve tb Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Lajçak tha se me Escobarin kanë pasur një diskutim të thelluar mbi dialogun, raporton Gazeta Express.
“I lumtur që mirëpres kolegun dhe mikun tim të mirë, Gabriel Escobar në Bruksel. Së bashku me ekipet tona, ne kaluam dje në një diskutim të thelluar mbi Dialogun, gjendjen dhe rrugën përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Lajçak në rrjetin social X, ish-Twitter.
“Faleminderit për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, shtoi Lajçak.
Dialogu është ndërprerë për shkak të tensioneve në veri të vendit, që u rikthyen me futjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale në katër komunat e asaj preje.
Prej atëherë ka pasur një angazhim ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës dhe uljen e tensioneve.