970×90
970×90
970×90
970×90

Daqiçit po i djeg suksesi i Kosovës në arenën nderkombëtare

Daqiçit po i djeg suksesi i Kosovës në arenën nderkombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, pasi Mali i Zi votoi pro Kosovës për Këshill të Evropës, tha se ata duhej të ishin përmbajtur, ndërsa “kërcënoi” se edhe ata dikur do të kenë nevojën për votë nga Serbia, shkruan Gazeta Projekti. 

Daçiq tha se mënyra se si votojnë shtetet për fillimin e procedurës për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në KiE do të ndikojë në mënyrën se si Beogradi do t’i trajtojë ata në të ardhmen.

“Mali i Zi të paktën mund të ishte i përmbajtur. Ne duhet të veprojmë në mënyrë reciproke. Mali i Zi votoi për pranimin e Kosovës. Edhe ata do të kenë nevojë dikur për votën tonë, në të cilën sigurisht nuk do të mund të llogarisin”, tha kreu i diplomacisë.

Daçiq shtoi se është befasuar në mënyrë të pakëndshme nga Ukraina, ku tha se Serbia dënon shkeljen e integritetit territorial të atij vendi në të gjitha rezolutat në mbarë botën dhe Kievi abstenoi.

Ai përmendi edhe abstenimin e Bosnjës e Hercegovinës.

“Sa i përket Bosnjes dhe Hercegovinës, a ka pasur ndonjëherë në fjalimin tim që të mos përmendim integritetin territorial të tyre?” Tani që dikush pyet, ne do të përmbahemi. Pra, pse ne do të ishim pro integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës dhe ata votojnë me abstenim”, tha Daçiq.

Ministri Daçiq ka ngelur i befasuar edhe me abstenimin e Greqisë dhe Sllovakisë, ndërsa përmendi se Presidenti Vuçiq kishte nderuar një ministër të Greqisë kohë më parë, ndërsa falenderoi ata që kishin votuar kundër Kosovës për anëtarësim në KiE.

Në anën tjetër, presidentja e vendit, Vjosa Osmani pasditen e djeshme tha se Serbia brenda 24 orëve ka shkelur dy herë Marrëveshjet e Ohrit.

Presidentja Osmani tha se Serbia nuk po e respekton marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe Ohër, mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Shkelja e parë, sipas saj, u bë përmes ndërhyrjes së Serbisë në zgjedhjet e organizuara të dielën në veri të Kosovës. Kjo, tha Presidentja Osmani, përbën shkelje të nenit 2 të marrëveshjes.

Neni 2 i marrëveshjes thotë se “të dyja palët do të udhëzohen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin”.

Është raportuar se presidenti serb Vuçiq si dhe Lista Serbe kanë bërë presione të vazhdueshme e kërcënime ndaj komunitetit serb që të mos dalin në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të mbajtura të dielën në komunat veriore.

Madje, vetë ata bënë thirrje publike që zgjedhjet të bojkotohen. Për këtë, Vuçiqi “sulmoi” edhe komunitetin ndërkombëtar.

Ndërsa si shkelje të dytë të marrëveshjes, Presidentja Vjosa Osmani përmendi votën kundër të Serbisë për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, për të cilën Komiteti i Ministrave të KiE-së votoi sot (e hënë).

Serbia ishte njëra nga shtatë shtetet anëtare të KiE-së që votoi kundër Kosovës në këtë organizatë.

Osmani tha se me këtë veprim, Serbia shkeli nenin 4 të marrëveshjes, ku thuhet se “palët nisen nga supozimi se asnjëra nga këto të dyja nuk mund ta përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare apo të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

“Marrëveshje e re, e njëjta Serbia e vjetër”, tha Presidentja Osmani.

Related posts