970×90
970×90
970×90
970×90

Sa para duhet t’i keni me vete për të hyrë në shtetet e zonës Schengen?

Sa para duhet t’i keni me vete për të hyrë në shtetet e zonës Schengen?

Qytetarët e Kosovës, gjatë udhëtimit pa viza në zonën Schengen duhet të plotësojnë disa kushte, të cilat përfshijnë:

a) Të jetë i pajisur me pasaportë biometrike.

b) Të deklarojë qëllimin e udhëtimit si dhe të paraqesë, para punonjësit të kontrollit kufitar, dokumentet që justifikojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit. Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për turizëm, për pushime, i pavarur nga pritja apo shoqërimi i një personi tjetër, shtetas apo rezident në atë vend etj, duhet të paraqitet një rezervim hoteli, bileta e kthimit (nëse udhëtohet me avion ose mjete të transportit ujor) si dhe të ardhurat financiare që ka ai me vete.

Kur deklarohet se udhëtohet për aktivitete të ndryshme, paraqitet dokumentacioni mbi aktivitetin, për të cilin personi është ftuar.

Kur deklarohet se udhëtohet për arsye shëndetësore, paraqitet rekomandimi i institucionit shëndetësor shqiptar si dhe konfirmimi i institucionit shëndetësor ku do shkohet.

Kur deklarohet se udhëtohet për vizitë tek një i afërm, duhet të jepet informacion mbi të dhënat e personit pritës, adresa e tij, nr. telefoni, etj.

Ka vende ku si dokument bindës për autoritetet e kufirit është edhe një ftesë nga familja pritëse e cila mund të jetë e firmosur nga autoritetet komunale. Kjo kërkohet kryesisht në ato raste kur vizitori paraqet dyshime për qëllimin e udhëtimit.

Në të gjitha rastet, shtetasi duhet të ketë:

Sigurimin shëndetësor (për periudhën e qëndrimit) dokumentacionin e nevojshëm të makinës, nëse udhëtohet me makinë (leje ndërkombëtare drejtimi automjeti, patentë ndërkombëtare dhe karton të gjelbërt

Sigurimi ndërkombëtar të makinës).

Mjetet e udhëtimit (bileta avioni, trageti,etj.)

Mjetet e jetesës gjatë qëndrimit në zonën Schengen

Shtetasi duhet të ketë mjete të mjaftueshme të jetesës, si për periudhën e qëndrimit të synuar edhe për kthimin në vendin e prejardhjes ose transitin në një shtet të tretë në të cilin ai është i sigurt se do të pranohet, apo është në gjendje të përfitojë mjete të tilla në mënyrë të ligjshme. Po sa është kjo shumë? Vende të ndryshme kanë përcaktuar shuma të ndryshme. Përafërsisht kjo shumë nuk e kalon 50 euro dita, kur shtetasi ka një rezervim hoteli.

c) Shtetasi nuk duhet të figurojë në listat e personave që përbëjnë kërcënim për

rendin, shëndetin publik apo sigurinë e brendshme.

d) Emri i këtij shtetasi nuk duhet të figurojë ndër emrat e personave ndaj të cilëve është dhënë masa ndalim hyrje qoftë edhe në një nga vendet në fjalë.

Nëse për çdo njërin shtetas është marrë një vendim nga autoritetet administrative kufitare apo ato gjyqësore të qoftë edhe njërit nga vendet e hapësirës Schengen për t’i ndaluar hyrjen në atë vend, dhe ky informacion është hedhur në sistemin SIS, ky person nuk mundet dhe nuk do lejohet të hyjë në asnjë nga këto vende; pra do të prapësohet, me të mbërritur në pikën e kalimit të kufirit të vendit të parë të hapësirës Schengen. Vendimet për të ndaluar hyrjen, janë kompetencë e këtyre autoriteteve.

Këto vendime merren për raste, të cilat i ka përcaktuar Kodi Schengen, dhe që janë:

Kur personi është dënuar për një vepër penale për të cilën Kodi Penal parashikon dënim minimal 1 vit burg.

Kur personi ka qenë subjekt i një urdhër largimi, largimi me forcë (deportimi, kthimi apo dëbimi), që kryesisht zbatohen për raste të qëndrimit të paligjshëm.

Kur ka të dhëna se personi është përfshirë në aktivitete kriminale apo dëshmi të qarta se ka për qëllim një gjë të tillë.

Vendimet të tilla, në të gjitha rastet u komunikohen me shkrim të interesuarve. Dhe kjo masë nuk hiqet automatikisht me mbarimin e kësaj periudhe. Kurdoherë, kur shtetasit e mbyllin këtë periudhë penalizimi disa vjetore, duhet që mbi bazën e vendimit të dhënë dhe me ndihmën e një avokati, t’u kërkojë autoriteteve të shtetit përkatës heqjen nga sistemi SIS të masës së ndalimit.

Në raste të veçanta, kur konstatohen zvarritje administrative dhe dokumentacioni i shtetasit është i rregullt, MPJ nëpërmjet përfaqësisë diplomatike mund të kërkojë informacion pranë autoriteteve kompetente të vendit përkatës, me qëllim sqarimin dhe lehtësimin e situatës së shtetasve shqiptarë.

e) Për minorenët, nëse nuk janë të shoqëruar nga të dy prindërit, kërkohet të respektohen kushtet e lëvizjes sipas legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kujtesë:

Çdo udhëtar duhet të ketë parasysh se:

Autoritetet kufitare të shteteve anëtare të zonës Schengen kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen e personave që nuk plotësojnë këto kërkesa dhe të vendosin përfundimisht nëse do të lejojnë hyrjen në zonën Schengen.

Related posts