Parlamenti Evropian i tha sot po liberalizimit të vizave të Kosovës, duke e përmbyllur kështu këtë proces të stërzgjatur për qytetarët e Kosovës.
Me votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian kjo çështje është përmbyllur dhe të mërkurën e 19 prillit do të jetë ceremonia për nënshkrimin e Aktit ligjor.
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola tha se nuk ka marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të BE-së dhe se do të shkojnë direkt me votim, shkruan Telegrafi.
“Do të shkojmë direkt me votim. Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të BE-së dhe asnjë amendament. Prandaj, është miratuar qëndrimi i Këshillit dhe është miratuar akti i propozuar”, tha kryetarja e PE-së, Roberta Metsola.
Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Institucionet e BE-së kanë rënë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024.