Mërgimtarë shqiptarë në Zvicër kanë protestuar këtë të shtunë në Gjenevë, kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Protesta u mbajt përball Pallatit të Kombeve të OKB-së dhe thirrjet e protestuesve ishin: “Nuk duam ndarje në Kosovë”, “Bernë, thuaji jo autokratëve. Vuçiq = Putin”, “Stop bosnjizimit te Kosovës”.
Reis Luzhnica, pjesëmarrës në parlamentin e qytetit të Cyrihut ka thënë se krijimi i një Asociacioni të komunave me shumicë serbe do të prodhonte një situatë të ngjashme me Bosnjën ku është Republika Srpska.
“Kosova aktualisht është nën presion shumë të fortë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, e cila parashikon në veçanti krijimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe të Kosovës. Një marrëveshje e tillë nuk mund të lidhet në kurriz të sovranitetit të Kosovës”, ka thënë ai për “Letemps.ch”.
Kjo protestë vjen në vazhdën e disa protestave të oeganizuara në Kosovë, por edhe diasporë kundër Asociacionit.
Javë më parë, edhe në Berlin të Gjermanisë u mbajt një protestë kundër krijimit të Asociacionit