970×90
970×90
970×90
970×90

Lumir Abdixhiku nis kritikat: Marrëveshja e Kurtit e rrezikshme

Lumir Abdixhiku nis kritikat: Marrëveshja e Kurtit e rrezikshme

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një diskutim me qytetarë të Gjilanit, iu ka treguar edhe njëherë qëndrimin e tij dhe të LDK-së lidhur me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt, duke e cilësuar si lëshimin më të madh dhe gabim historik në procesin e dialogut.

““Pa paragjykim ndaj statusit” – kështu nis marrëveshja e Kurtit me Vuçiq. Ky formulim, në preambulë, neutral ndaj statusit, është lëshimi më i madh i bërë ndonjëherë në procesin e dialogut. Është barazim i refuzimit serb ndaj pavarësisë me vet aktin e shpalljes së pavarësisë. Madje edhe marrëveshja e fusnotës kishte referencë interpretimin e GJND-së ndaj pavarësisë sonë. Ky është një gabim historik. Ne pritëm një marrëveshje për njohje, ky na solli një që i vë dykuptimësi statusit politik të vendit tonë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai po ashtu komentoi edhe pjesën e propozimin europian për “tejkalimin e trashëgimisë së të kaluarës”.

“Ka folur gjithnjë për ballafaqimin e Serbisë me të kaluarën, por tashmë në këtë dokument ai pajtohet të tejkalojë trashëgiminë e së kaluarës. Dhe jo vetëm kaq. Me lehtësi të jashtëzakonshme ai u pajtua të tejkalojë trashëgiminë e së shkuarës me Serbinë. Nuk tejkalohet asnjë trashëgimi pa ballafaqim. Nuk kapërcehet trashëgimia e Serbisë në raport me Kosovën me dy rreshta në një marrëveshje”, ka thënë Abdixhiku.

Ai e ka thënë se e vlerëson marrëveshjen të rrezikshme për Kosovën.

“Në marrëveshjen me neutralitet ndaj statusit e me tejkalim të së kaluarës si vlerë, kryeministri i Kosovës i ka hapur dy dyer të rrezikshme për vendin. E para ka të bëjë me një organizim vetëmenaxhues që është më shumë se Asociacion. E dyta ndërsa me Statusin Politik të Kishës Ortodokse Serbe. Shihni problemet në vendet fqinje për të kuptuar përmasën e këtij lëshimi”, ka thënë Abdixhiku

Related posts