970×90
970×90
970×90
970×90

Hoti: 2.5 miliardë euro të Trustit pa menaxhim, Ministri, Auditori e Guvernatori të japin llogari

Hoti: 2.5 miliardë euro të Trustit pa menaxhim, Ministri, Auditori e Guvernatori të japin llogari

Deputeti nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti ka thënë se Trusti Pensional ka mbetur pa Bord dhe se si rrjedhojë 2.5 miliardë euro janë pa menaxhim, raporton Express.

Sipas Hotit, mungesa e Bordit mund të dëmtojë investimet e Trustit me qindra miliona euro për shkak se në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve, s’mund të investohen në tregje financiare dhe se nëse ulet vlera e instrumenteve financiare ku janë investuar mjetet e Trustit, askush s’mund të bëjë ndryshime për të evituar këtë.

“Sipas ligjit, vetëm Bordi vendos për investime apo tërheqje të mjeteve të investuara. Në rast se ulet vlera e instrumenteve financiare ku janë investuar mjetet e Trustit, siç po ndodh muajve të fundit, askush nuk mund të bëjë ndryshime në portfolion e investimeve për të evituar uljen e vlerës së investimeve ekzistuese të Trustit”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka thënë se Ministri i Financave, Auditori i Përgjithshëm dhe Guvernatori i BQK-së, duhet të japin llogari për këtë.

Personat përgjegjës sipas ligjit, që është Ministri i Financave, Auditori i Përgjithshëm dhe Guvernatori i BQK-së, duhet të japin llogari për këtë.  Do të kërkoj mbledhje urgjente të Komisioni Parlamentar për Buxhet për të shqyrtuar këtë situatë. Mazhoranca që qeveris me vendin e ka refuzuar projektligjin për tërheqje të mjeteve nga Trusti. Tani, me neglizhencën e saj, po i dëmton me miliona euro qytetarët”, ka shkruar Hoti.

Related posts