970×90
970×90

Fillon takimi i Escobarit dhe Lajçakut me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës

Fillon takimi i Escobarit dhe Lajçakut me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës

I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak kanë filluar takimin me përfaqësuesit e Listës Serbe në Mitrovicë.

Emisarët u pritën nga kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq dhe nga kryetari i Komunës të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.

Pas kësaj vizitë, Escobar e Lajçak do të udhëtojnë në Serbi, ku pritet që edhe atje të kenë takime me udhëheqësit e shtetit.

Escobar e Lajçak të mërkurën janë takuar më presidenten, Vjosa Osmani, me kryeministrin Albin Kurti dhe me lidërët e partive opozitare.

Vizita e tyre në Kosovë, po bëhet për të gjetur një zgjidhje për targat dhe dokumentet e identifikimit me Serbinë.

Sipas raportimeve, dy emisarët kanë kërkuar që vendosja e reciprocitetit të shtyhet edhe për tre muaj.

Në anën tjetër, Kurti është treguar i prerë duke thënë se nuk ka më shtyerje dhe vendimi do të fillojë të zbatohet nga data 1 shtator.

Related posts