970×90
970×90

Kryetari i Tiranës takon Zelenskyn

Kryetari i Tiranës takon Zelenskyn

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij në Kiev.

“Shumë i lumtur që u takova me presidentin Zelenski në Kiev, i cili shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Shqipërisë dhe kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Sigurimit, strehimin e refugjatëve dhe çdo ndihmë tjetër”, ka shkruar Veliaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se Tirana dhe Kharkivi janë qytete motra.

“Ne jemi zotuar të rindërtojmë shkolla aty dhe të japim ekspertizën tonë në rimëkëmbjen e Ukrainës”, ka shkruar Veliaj.

Related posts