
Ministria e Ekonomisë pak më parë reagoi për çështjen e furnizimit me energji elektrike dhe masat e emergjencës. Ndër të tjerash, kjo ministri ka thënë se Qeveria do të marrë masa për çësthjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim.
ME ‘ka ftuar’ të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit që sistemet e ngrohjes t’i ndërrojnë nga ato energjetike në forma të tjera të burimit të energjisë.
“Tutje, Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim për të ndihmuar qytetarët. Prandaj, të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit, të cilët janë duke planifikuar të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, ftohen e rikujtohen që t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma të tjera të burimit të energjisë”, thuhet në njoftim.