970×90
970×90

Arrestimi i Shemit, Policia: Kishte hypur në binë pa autorizim

Arrestimi i Shemit, Policia: Kishte hypur në binë pa autorizim

Mbrëmë në Festivalin Sunny Hill i cili po mbahet në kryeqytet, ka ndodhur një arrestim. I arrestuari ishte këngëtari Shemi i Ilirëve.

E rreth kësaj policia e Kosovës, ka deklaruar se këngëtari pa autorizim kishte hipur në binë.

Andaj zyrtarët policorë që ishin të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që ai të largohej nga aty, por i njejti nuk e ka respaktuar urdhërin.

Njoftim

Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar: Sh.K., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë.

Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty. Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor.

Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

Related posts