
Analisti Bleron Baraliu ka shkruar një status rreth nismës për të lejuar shaminë për vajzat në shkolla.
Ai ka thënë se krahas shamisë, duhet të lejohen edhe martesat një gjinore e përdorimin e marihuanës.
Statusi i plotë:
A di si mund t’ia lidhim krytë kësaj pune:
Ligji për lejimin e shamisë nëpër shkolla të bëhet në paketë me ligjin për martesa njëgjinore dhe të drejtën për të ndezë marijuanë nga 18+. Deri sa të lejohen të triat, nuk ka demokraci liberale të njëmendtë, dhe kur të bashkohen idhtarët e të tri këtyre kauzave për të respektuar të drejtën e tjetrit për të zgjedhë, atëherë kemi evolucion demokratik përnjëmend.