
Partia Demokratike e Socialistëve do të nisë sot iniciativën për votëbesimin e Qeverisë së Abazoviqit, raporton Vijesti.
Kjo pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe Malit të Zi, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Nga kjo parti kanë deklaruar në llogarinë e tyre në Twitter se iniciativa është e hapur për të gjithë ata që gjithashtu besojnë se qeveria e udhëhequr nga Abazoviq është e papërgjegjshme ndaj interesave kombëtare të Malit të Zi.
“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re”, theksuan ata.
Abazoviq me herët kishte konfirmuar se marrëveshja mund të nënshkruhet në muajin gusht, por duke mos dhënë ndonjë datë.
Mali i Zi hyri në një krizë të re politike pas marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet e shtetit me Kishën Ortodokse Serbe.
Partia e Milo Gjukanoviç ka deklaruar se marrëveshja dëmton interesat kombëtare të vendit dhe për këtë arsye nuk do ta mbështesë më qeverinë Abazoviq.