970×90
970×90

Blinken, Osmanit: Presidente e çmoj lidershipin e juaj

Blinken, Osmanit: Presidente e çmoj lidershipin e juaj

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, në takimin me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti e falënderoi Kosovën për strehimin e afganve dhe mbështetjen e treguar ndaj Ukrainës.

Blinken ka njoftuar edhe se nesër do të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe MCC.

“Jemi duke punuar së bashku për të përcaktuar disa çështje që janë të rëndësishme për ShBA-të dhe shtetin tuaj.

Ju falënderoj edhe njëherë që i keni mirëpritur afganët, e kemi parë mbështetjen për Ukrainën që nga dita e parë, për agresionin rus atje. Keni punuar edhe në aspektet e tjera, presidente e çmoj lidershipin e juaj në këtë”, ka thënë Blinken.

“Nesër do të nënshkruani kontratën me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit për energji. Kemi bashkëpunuar në të gjitha këto çështje, kemi punuar në çështjet kritike të sigurisë rajonale, por kryesisht është kënaqësi dhe nder të ju mirëpresim në Departamentin e Shtetit. Faleminderit që keni ardhur”, tha Blinken.

Ky është takimi i parë i përbashkët i këtij formati në Departamentin e Shtetit, në Uashington D.C.

Related posts