Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka marrë pjesë në marshin që është mbajtur sot në Prishtinë pas vrasjes së 18-vjecares nga Ferizaj.
Pikërisht në këtë protestë me ngjyrë të kuqe është gjuajtur drejt objektit të Qeverisë.
“Janë shumë jetë të humbura e së fundi kemi rastin e Marigonës. Ne do të angazhohemi që të ketë drejtësi dhe dënim meritor për kriminelët. Parandalimi dhe adresimi i dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore dhe ngacmimeve seksuale është njëra nga prioritetet e Ministrisë se Drejtësisë. Ne do të angazhohemi në parandalimin e rasteve të çfarëdo lloji të dhunës. Vetëm me një gjyqësor të drejtë ku nuk lirohen të fuqishmit, por mbrohen viktimat, ne do të arrijmë një shoqëri të sigurtë e të barabartë”, thuhet në komunikatë.