970×90
970×90
970×90
970×90

Ministrja Gërvalla ia huq sërish, nuk di të dallojë flamurin e NATO-s me atë të OKB-së

Ministrja Gërvalla ia huq sërish, nuk di të dallojë flamurin e NATO-s me atë të OKB-së

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz e cila ka qenë tejet e kritikuar kohëve të fundit ka bërë sërish një huqje.

Ajo në një fotografi në Twitter, ku është parë me sekretarin e NATO-së, Jeans Stoltenberg, ka treguar për takimin, por në vend të flamurit të NATO-s, Gërvalla ka vendosur atë të OKB-së.

Ish-këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar ndaj kësaj duke thënë se Kosova ka një diplomate që as flamujt nuk i njeh.

“Qe bre, mungoi, mungoi dhe sapo u shfaq, menjëherë e prodhoi skandalin e ri. E paska vendosur flamurin e OKB-së në vend të atij të NATO-s. Pra, ne kemi kryediplomate një injorante, që as flamujt nuk i njeh!”, ka shkruar Behramaj në Facebook.

Gërvalla kishte edhe një problem me flamuj. Gjatë takimit të saj me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe me Zëvendës Ndihmës Sekretartin e Shtetit të SHBA’ve, Mattheë Palmer, Schwarz nuk e vendosi fare flamurin amerikan, por vetëm atë të Kosovës dhe atë të Bashkimit Evropian.

Related posts