Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka mbajt konferencë për media. Ai ka thënë se nesër do të dorëzojë zyrtarisht detyrën e tij.
“Nesër do të dorëzojë detyrën sipas protokollit shtetëror. Kryeministrit të ri i kam përgatitur dosjen e plotë me informacionet për punët që janë në proces’, tha Kurti.
“Do t’i dorëzojë informatat e plota për procesin e dialogut, si është zhvilluar deri më tash, përgatitjet që janë bërë, ekspertët që kanë qenë të angazhuar, dakordimet e miqve tanë ndërkombëtar”, tha Hoti.
“Do t’i dorëzoj informatat për marrëveshjen e Uashingtonit”, shtoi Hoti.
‘LDK dhe unë nisim një rrugëtim tjetër. Roli jon në mbrojtje dhe zhvillim të shtetit tash do të jetë në opozitë në Kuvendin e Kosovës duke mbikëqyr punën e qeverisë”, tha Hoti.