Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidati për president, Ramush Haradinaj, është deklaruar në lidhje me pretendimet për blerjen e votave.
Haradinaj ka thënë se manipuluesit e votave duhet të marrin dënime meritore.
“Të gjithë meritorët që zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë të rregullta dhe me standarde të larta demokratike, i falënderoj nga zemra. Manipuluesit kushdo qofshin dhe për interesa të kujtdo qofshin, ju uroj dënime meritore. Ftoj organet e drejtësisë të hetojnë parregullsitë dhe të marrin masat e duhura konform ligjit. Pluralizmi dhe demokracia e brendshme në Aleancë janë të shenjta”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.