970×90
970×90
970×90
970×90

Nënkryetari i LDK’së: Kujtim Shala kandidat potencial për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku me perspektivë

Nënkryetari i LDK’së: Kujtim Shala kandidat potencial për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku me perspektivë

Nënkryetari i LDK-së Haki Rugova nuk është duke synuar që më 14 mars ta marrë postin e të parit të kësaj partie. Thotë se partia duhet të jetë e hapur për njerëz të rijnë. Tregon se nuk ka preferencë për ndonjë kandidat që të vijë në krye të LDK-së.

Haki Rugova, në një intervistë për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, për Kujtim Shalën thotë se do të ishte kandidat potencial dhe meritor, nëse synon të marrë kreun e LDK’së, ndërsa Lumir Abdixhikun e sheh me perspektivë.

Si bashkëpunëtorë i afërt i Isa Mustafës, Kryetari i Istogut, thotë se ka vlerësim të lartë për kryetarin në largim të partisë e cila me 14 shkurt pësoi humbjen më të thellë në zgjedhje.

Lexojeni të plotë intervistën e Haki Rugoves, nënkryetari të LDK-së, dhënë për Gazetën Online ‘Reporteri.net’:

Më 14 mars do të mbahet Kuvendi i partisë ku do të zgjedhet kryetari i ri i LDK-së dhe Kryesia. Si pritni të shkojë?

Haki Rugova: Unë pres që Kuvendi më 14 mars të shkojë mirë, do të organizohet sipas Statutit të partisë. Nuk pres të ketë probleme ditën kur do të mbahet Kuvendi, nuk ka pse të ndodhin probleme, pres që çdo gjë të shkojë mirë.

A do të jeni ju kandidat për kryetar të partisë. Nëse jo, cila është arsyeja pse nuk garoni?

Unë nuk do të jem kandidat, nuk e kam ndërmend të garojë. Edhe pse jam gjatë në politikë, kjo nuk ka lidhje. Jam për hapje, të hyjnë njerëz të ri.

Kush duhet ta marrë drejtimin e partisë, a keni ndonjë kandidat që preferoni?

Kandidimet janë të hapura, njerëzit po kandidojnë, të shohim. Të gjithë ata që shpallin kandidaturën meritojnë të jenë pretendent, mirëpo Kuvendi do të vendos. Nuk kam personalisht ndonjë kandidat të preferuar.

Po Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku a janë të duhur për të marrë drejtimin e partisë?

Kujtim Shala është kandidat potencial dhe meritor, kurse Lumir Abdixhiku është njeri me përspektivë, anëtar i Kryesisë, deputet i votuar.

Për fund, si e vlerësoni punën e kryetarit të deritanishëm Isa Mustafa?

Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje të cilën do ta paraqes edhe në Kuvend më 14 mars. Jam bashkëpunëtor i afërt i tij, kam qenë tërë kohën, nuk e kanë vlerësuar shumë, por unë personalisht e kam një vlerësim shumë të lartë për z. Mustafa.

Related posts