Lojtarët e futbollit, Granit dhe Taulant Xhaka, janë ndër sportistët më të njohur shqiptarë.
Ata kanë arritur të bëjnë krenarë shqiptarët me sukseset e tyre të vazhdueshme dhe performancën e mirë në fushën e gjelbër.
Taulanti luan në ekipin e Baselit, teksa Graniti është pjesë e klubit të famshëm të Arsenalit.
Dy vëllezërit janë mjaft të përfolur në media edhe për jetën e tyre private.
Graniti është i martuar me bukuroshen Leonita Lekaj, ndërsa Taulanti i fejuar me Arbnora Nuredinin.
Dy vajzat që ua kanë rrëmbyer zemrën vëllezërve Xhaka, kanë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën, teksa shpesh i shohim bashkë edhe në rrjetet sociale.
Së fundmi, ato kanë vizituar së bashku Dubain, ndërsa kanë ndarë me fansat disa imazhe nga momentet e këndshme që po kalojnë së bashku.
Pranë tyre gjenden edhe disa nga njerëzit tjerë të rrethit të tyre të ngushtë. /Telegrafi/