Ai në Prime Time në Kanal 10 ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka ‘vija të kuqe’ ndaj partive tjera.
Duke folur rreth mundësisë së rrëzimit të qeverisë Hoti, Bedri Hamza ka thënë se PDK dhe Vetëvendosjes, si dy parti opozitare, kanë vetëm 55 vota e që do të ishin të pamjaftueshme, pa e pasur edhe mbështetjen e subjekteve tjera në Kuvend.
Hamza ka kërkuar ligj të përbashkët për rimëkëmbjen ekonomike, në mënyrë që t’iu dilet në ndihmë qytetarëve në kohë pandemie.
Sipas tij, përmbajtja aktuale e pakos për rimëkëmbje ekonomike nuk është adekuate pasi si i tillë nuk mund t’i përmbushë kërkesat, për shkak të rënies ekonomike për 2020.
“Ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk është adekuat për kohën e tashme”, u shpreh ai.