970×90
970×90
970×90
970×90

Gashi i PDK-së: VV po e dëmton integritetin e KQZ-së duke marrë shembull për të mirë zgjedhjet në Afganistan

Gashi i PDK-së: VV po e dëmton integritetin e KQZ-së duke marrë shembull për të mirë zgjedhjet në Afganistan

Zyrtari i lartë i PDK-së, Ilir Gashi i ka reaguar anëtarëve të Vetëvendosjes pas deklarimeve të tyre sot.

Ai ka thënë se anëtarët e Vetëvendosjes po e dëmtojnë integritetin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gashi iu ka reaguar deklaratave të anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Alim Rama ku ai merr shembull të mirë zgjedhjet në Afganistan, Maldive e Jordani.

Më tutje, ai shton se në ditën e zgjedhjeve në Afganistan, qendrat e votimit hidhen në ajër me dinamit dhe krahasimi i Kosovës me vende të tilla nuk është i mirë.

Madje, Gashi thotë se anëtarët e VV-së e kanë shkelur Kushtetutën.

“Neni 61.5.d Mandati i cilitdo anëtarë të KQZ-së mund të ndërpritet nëse anëtari sillet ose vepron në atë mënyrë që e dëmton seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së; Sami Kurteshi dhe Alim Rama, kanë dëmtuar rëndë besueshmërinë e Institucionit të KQZ-së, duke goditur politikisht KQZ-në nga Selia e Lëvizjes Vetëvendosje. Rrjedhimisht besueshmëria e vendimmarrjes se pavarur të anëtarit të KQZ-së është cenuar.”, ka shkruar Gashi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Dëmtimi i integritetit të KQZ-së nga anëtarët e VV-së!
Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje Alim Rama, i paska marrë shembull për të mirë Afganistanin, Maldivet dhe Jordaninë.
Unë nuk kam shumë njohuri për zgjedhjet në Maldive dhe Jordani, por të gjithë i njohim zgjedhjet në Afganistan. Të gjithë i mbajmë mend pamjet që vijnë nga Afganistani dhe zgjedhjet atje.
Në ditën e zgjedhjeve në Afganistan e gjithë qendra e votimit hidhet në ajër me dinamit. Pamjet nga Afganistani janë sikur të ishin në Mesjetë. A ka më të rëndë se t’i krahasosh zgjedhjet në Kosovë me ato të Afganistanit? Se Kosova mban zgjedhjet më të mira në Ballkan, por edhe krahasuar me shumë vende anëtare të BE-së, është konstatim edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Krahasime të tilla të shtetit të Kosovës me shtete të dështuara po dëgjojmë çdo ditë në Serbi. Ky është edhe qëllimi i tyre që Kosova të portretizohet si shtet i dështuar. Kosova është shtet evropian dhe nuk ka asnjë ngjashmëri me shtete mesjetare. Mjerimi politik i këtyre njerëzve shkon deri këtu sa çdo ditë e luftojnë Kosovën, integritetin e institucioneve të saj, pavarësisht se sa mund t’i kushtojë vendit tonë.
Pra në esencë mund të kemi dilemën rreth shkeljes Kushtetuese dhe Ligjore!
Neni 61.5.d Mandati i cilitdo anëtarë të KQZ-së mund të ndërpritet nëse anëtari sillet ose vepron në atë mënyrë që e dëmton seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së; Sami Kurteshi dhe Alim Rama, kanë dëmtuar rëndë besueshmërinë e Institucionit të KQZ-së, duke goditur politikisht KQZ-në nga Selia e Lëvizjes Vetëvendosje. Rrjedhimisht besueshmëria e vendimmarrjes se pavarur të anëtarit të KQZ-së është cenuar.

Related posts