Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me koronavirus do të mblidhet sot për të diskutuar rreth gjendjes me COVID-19 në vend
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Shëndetësisë.
“Sot mbahet takimi i rregullt i Komitetit për kordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me Corona Virus / Covid 19, në të cilin do të diskutohet për situatën epidemiologjike rreth Covid-19”, thuhet në njoftim.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të hënën në një përgjigje për Express tha se ë këtë takim, do të jepen propozimet për masat anti-covid si dhe do të jepen propozime të reja në bazë të vlerësimit të situatës së deritanishme
“Nesër në orën16:30 e kam thirrur Komitetin për vlerësim të situatës me koronavirus. Do të japim propozimet për masat, vlerësimin dhe propozimet e reja”, ka deklaruar Zemaj.
Në Komitetin për vlerësimin e situatës me koronavirus përfaqësohen disa institucione qeveritare të ndërlidhura me aktivitetet e Planit të gatishmërisë dhe reagimit ndaj Koronavirusit Covid -19.